22 Tetor 2014

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Raportin e Mbikëqyrjes 2013

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon Raportin e Mbikëqyrjes 2013, i cili ka hyrë në vitin e shtatë të botimit, si një ndër botimet më të rëndësishme periodike të AMF-së.

Në thelb të këtij publikimi janë treguesit financiarë të tregut të sigurimeve në vend. Kështu, përveç testeve IRIS për tregun, të dhënave makro dhe informacionit tekniko-financiar për tregun e Jetës dhe të Jo-Jetës, një vend të rëndësishëm zënë dhe treguesit tekniko-financiarë të disa prej portofoleve me peshë më të rëndësishme, me qëllim analizimin e tendencave në vite.

Ky publikim i adresohet një numri të konsiderueshëm përdoruesish, duke filluar nga operatorët e tregut, investitorët e huaj, analistët e ndryshëm si edhe mund të përdoret për qëllime akademike.
Shpresojmë, që ky publikim t’i përgjigjet nevojave të publikut të gjerë, për informacion dhe t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të transparencës në kuadrin e mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve.

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Raportit të Mbikëqyrjes 2013, në versionin XLS, mund të klikoni këtu.

Për më tepër informacion në lidhje me këtë publikim, kontaktoni [email protected]