14 Dhjetor 2016

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive merr pjesë në Festën e Fund Vitit të Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Enkeleda Shehi, mori pjesë më datë 13 dhjetor 2016 në takimin përmbyllës të fund vitit me përfaqësues të Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve.

Në fjalën e rastit Znj. Shehi përgëzoi organizatorët për fillimin e veprimtarisë së Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve.  Duke bërë një pasqyrë të situatës së përgjithshme për tregun e sigurimit të Jetës, tregun e fondeve të pensioneve dhe tregun e fondeve të investimeve, Znj Shehi vlerësoi arritjet e deritanishme dhe paraqiti sfidat e zhvillimit të këtyre tregjeve për vitin 2017. Znj. Shehi evidentoi si rritjen sasiore të treguesve të këtyre tregjeve, ashtu edhe përmirësimet ligjore dhe rregullative në funksion të mbikëqyrjes efikase dhe zbatimit të standarteve dhe parimeve të mirëqeverisjes.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të rëndësishme si Ministria e Financave, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe përfaqësues të Shoqërive të sigurimit të Jetës, të tregut të fondeve të pensioneve dhe fondeve të investimeve.

Për të lexuar fjalën e plotë të Drejtores së Përgjithshme Ekzekutive, ju lutem klikoni këtu.