19 Dhjetor 2016

Mbi miratimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2015”

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e mbajtur më 15 dhjetor 2016, miratoi rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2015”.

Kjo rezolutë vjen pas paraqitjes nga Znj. Enkeleda Shehi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, më 18 korrik 2016, në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë, të Raportit Vjetor “Mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2015”.

Për të lexuar tekstin e plotë të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, klikoni këtu.