23 Dhjetor 2016

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 27 dhjetor 2016, ora 13:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e Rregullores “Për aktivet në mbulim të provigjoneve matematike dhe llojet e investimeve të lejuara të këtyre aktiveve””;
  4. Projekt “Për miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 37, datë 28.05.2015 “Për përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për shoqërinë e sigurimit””;
  5. Mbi gjendjen financiare të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2016;
  6. Analizat financiare për shoqëritë e sigurimit dhe për Tregun e Sigurimeve, për periudhën 30.09.2016;
  7. Informacion mbi provigjonet teknike të shoqërive të sigurimit, mbi bazën e raportimeve të 30.09.2016;
  8. Projekt “Mbi inspektimin tematik për shoqërinë e sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi inspektimin e plotë me Fokus Rrezikun, për shoqërinë “Ansig” sh.a. dhe për shoqërinë “Intersig” V.I.G. sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese “Grant Thornton” sh.p.k., për shoqërinë e sigurimit “Ansig” sh.a., për auditimin e pasqyrave financiare të vitit financiar që mbyllet në 31.12.2016”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e ndarjes së veprimtarisë së shoqërisë “Insig” sh.a. në shoqërinë e sigurimit të Jo-Jetës “Insig” sh.a. dhe shoqërinë e sigurimit të Jetës “Insig Jetë” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Balfin” sh.p.k., për ofertën private të emetimit të dëftesave tregtare për vitin 2017”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse të muajit dhjetor 2016”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.”;
  15. Projekt “Mbi licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerimit në sigurime”;
  16. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  17. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  18. Informacion “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit””;
  19. Të tjera.