30 Dhjetor 2016

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 27 dhjetor 2016, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Rregullores “Për aktivet në mbulim të provigjoneve matematike dhe llojet e investimeve të lejuara të këtyre aktiveve”;
  2. Miratimin e shoqërisë audituese “Grant Thornton” sh.p.k., për shoqërinë e sigurimit “Ansig” sh.a., për auditimin e pasqyrave financiare të vitit financiar që mbyllet në 31.12.2016;
  3. Miratimin e ndarjes së veprimtarisë së shoqërisë “Insig” sh.a. në shoqërinë e sigurimit të Jo-Jetës “Insig” sh.a. dhe shoqërinë e sigurimit të Jetës “Insig Jetë” sh.a.;
  4. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Balfin” sh.p.k., për ofertën private të emetimit të dëftesave tregtare për vitin 2017;
  5. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse të muajit dhjetor 2016;
  6. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “SiCRED” sh.a.;
  7. Licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerimit në sigurime;
  8. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  9. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  10. Miratimin e shoqërisë audituese “Grant Thornton” sh.p.k., për auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2016, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  11. Marrjen e masave ndaj shoqërive të sigurimit si rezultat i inspektimeve.