25 Janar 2017

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për vitin 2016

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për vitin 2016 kapën vlerën rreth 15,368 milionë lekë, ose 9.09% më shumë se në vitin 2015. Gjatë vitit 2016, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,126,232 me një rritje prej 2.66% krahasuar me vitin 2015. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.09% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.36% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.55%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 37.81% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 62.19% të totalit të tregut.

Gjatë vitit 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,245 milionë lekë, ose 16.68% më shumë se vitin 2015.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, në vitin 2016 arritën rreth 9,506 milionë lekë, ose 12.15% më shumë se në vitin 2015.

 

Produkti MTPL e brendshme, në vitin 2016, pati një rritje prej 11.57% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.22% krahasuar me vitin 2015.

 

Produkti Sigurim Kufitar në vitin 2016 pati një rritje prej 19.32% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 21.86% krahasuar me vitin 2015.

 

Produkti Karton Jeshil, në vitin 2016, pati një rritje me 12.20% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin 2015. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 15.26%.

 

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në vitin 2016 arritën mbi 5,778 milionë lekë, ose 3.20% më shumë se në vitin 2015. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 3.10% krahasuar me vitin 2015.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës në vitin 2016, patën rritje me 5.01% kundrejt vitit 2015.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive, të cilat gjatë vitit 2016 siguruan rreth 2,558 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 73.56%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 17.10% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë vitit 2016, vihet re një ulje prej 11.13% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 14.87% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2015.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë vitit 2016, arritën në rreth 1,146 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.44% në krahasim me periudhën   janar-nëntor 2015.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë vitit 2016, arritën në rreth 978 milionë lekë, ose 4.83% më pak se në vitin  2015.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë vitit 2016 u rritën me 16.68% krahasuar me vitin 2015. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me mbi 2,608 milionë lekë, apo 61.45% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit

Vlera (në mijë lekë)

Ndryshimi

(në %)

Viti

2015

2016

16/`15-1

 Dëmi Mesatar

MTPL e brendshme

233

257

10.37

Kartoni jeshil

496

572

15.33

 Kasko

82

92

12.24

 

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për vitin 2016, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për vitin 2016 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.