27 Janar 2017

Programi i Qendrës së Edukimit për vitin 2017

Në zbatim të nenit 244, pika 1, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, si dhe të nenit 9, pika II, të rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Edukimit” e ndryshuar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, do të organizojë aktivitetet e mëposhtme:

Janar

Trajnim për kualifikim profesional për aktuar Moduli 13
Trajnim për parimet, praktikat dhe politikat në sigurime, për punonjësit e AMF-së
Trajnim për bazat e mbikëqyrjes së sigurimeve me fokus rrezikun, për punonjësit e AMF-së

Shkurt

Trajnim për kualifikim profesional për aktuar Moduli 14

Mars
Trajnim për kualifikim profesional për broker në sigurime
Trajnim për kualifikim profesional për vlerësues dëmesh në sigurime

Prill
Trajnim për edukim në vazhdim për aktuar
Ceremonia e diplomimit të aktuarëve dhe përfundimi i trajnimit afatgjatë të kualifikimit profesional për aktuar

Maj
Trajnim mbi standardet ndërkombëtare të kontabilitetit për punonjësit e AMF-së

Qershor
Trajnim për edukim në vazhdim për vlerësues dëmesh në sigurime
Trajnim për edukim në vazhdim për broker në sigurime

Shtator
Trajnim për kualifikim profesional për broker

Tetor
Trajnim për kualifikim profesional për vlerësues dëmesh në sigurime

Nëntor
Trajnim për edukim në vazhdim për vlerësues dëmesh në sigurime

Ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve në ditët në vijim.
Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]