27 Janar 2017

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 3 shkurt 2017, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi Analizat Financiare për shoqëritë e sigurimit “Eurosig” sh.a., “Insig” sh.a. dhe “Ansig” sh.a.”;
  4. Projekt “Mbi inspektimin e plotë me Fokus Rrezikun, për shoqërinë “Intersig” V.I.G. sh.a.”;
  5. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “NOA” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse, për shumën 80,000,000 lekë”;
  6. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  7. Projekt “Për ndryshimin e emërtesave, në strukturën organizative të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  8. Projekt “Për ndryshimin e Udhëzimit nr. 76, datë 28.07.2015 “Për shpërblimet e anëtarëve joekzekutivë dhe pagat e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Nëndrejtorit Ekzekutiv dhe të punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar”;
  9. Informacion mbi rezultatet e auditimeve të kryera;
  10. Informacion mbi objektivat dhe planin vjetor të punës së AMF-së për vitin 2017;
  11. Informacion mbi produktet e fazës së parë të projektit “Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Fokusi tek zhvillimi i tregut të kapitaleve”;
  12. Informacion në lidhje me hapat e marra për mbylljen e veprimtarisë së platformave online të palicensuara;
  13. Projekt “Mbi pagesat e dëmeve të Fondit të Kompensimit”;
  14. Informacion për Rezervën Monetare;
  15. Të tjera.