30 Janar 2017

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizon trajnimin mbi parimet e praktikat në sigurime dhe bazat e mbikëqyrjes në sigurime me fokus rrezikun

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) nëpërmjet Qendrës së Edukimit, po organizon një trajnim dy javor për punonjësit e AMF-së me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të tyre. Pjesëmarrës në trajnim janë specialistë dhe ekspertë të departamentit të mbikëqyrjes së sigurimeve si edhe punonjës nga drejtori të tjera në AMF.

Gjatë javës së parë të trajnimit, në datat 23-27 janar 2017 u diskutua lidhur me parimet, praktikat dhe politikat në sigurime. Tematikat e trajtuara lidheshin si me koncepte teorike ashtu edhe me praktikat specifike të punës gjatë mbikëqyrjes në sigurime. Temat më kryesore ishin:

  • Parimet themelore në sigurime dhe mbikëqyrja me bazë rreziku;
  • Kategoritë bazë të menaxhimit të rrezikut;
  • Principet kryesore të menaxhimit të riskut dhe synimet, objektivat dhe përfitimet e tij; 
  • Procesi i marrjes në sigurime, lidhja dhe analizimi i kontratave;
  • Procesi i trajtimit të dëmeve;
  • Menaxhimi personal i rreziqeve;
  • Etika në sigurime.
Gjatë trajnimit mjaft nga çështjet u shoqëruan edhe me prezantimin e  rasteve studimore. 

Trajnimi për punonjësit e AMF-së u drejtua nga Z. William Cundif, trajner i huaj, ekspert i pavarur me eksperiencë shumëvjeçare në fushën e sigurimeve. Gjatë javës së dytë, në datat 30 janar–3 shkurt 2017, Z. Cundiff do të vijojë trajnimin për punonjësit e AMF-së, duke u  fokusuar  te bazat e mbikëqyrjes së sigurimeve me fokus rrezikun.

Për më shumë informacione kontaktoni [email protected]