9 Shkurt 2017

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare takohet me përfaqësues të Bankës Qendrore Evropiane

Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Enkeleda Shehi, priti në datën 9 shkurt 2017 përfaqësues të Bankës Qendrore Evropiane.

Gjatë këtij takimi, Znj. Shehi, bëri një prezantim të ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje të AMF-së dhe zhvillimeve kryesore në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ. Përfaqësuesit e Bankës Qendrore Evropiane u njohën me rolin e AMF-së në kuadër të Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, punën e bërë në evidentimin e risqeve të sistemit financiar, si dhe iniciativat e reja në tregun e kapitalit.

Znj. Shehi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet homologe brenda dhe jashtë vendit, si dhe organizatat ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të tregjeve financiare dhe forcimit të kapaciteteve mbikëqyrëse.

Për më shumë informacion kontaktoni [email protected]