10 Shkurt 2017

Për zhvillimin e trajnimit për broker në sigurime

Në zbatim të nenit  209, pika 2, të Ligjit nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, si dhe nenit 3, pika 1/c, të Rregullores nr. 48, datë 30.06.2015  “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit, si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, njofton të gjithë personat e interesuar, me përparësi ata që kanë depozituar kërkesë pranë AMF-së, për organizimin e trajnimit për broker në sigurime, si më poshtë:

   1. Trajnim për kualifikim profesional për broker në sigurime, në datat  27-28 shkurt dhe 1-3 mars, 2017, në orën 11:30-16:30.

Trajnimi do të zhvillohet në AMF.

Tarifa për trajnime për kualifikim profesional është e pakthyeshme.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]