13 Shkurt 2017

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 3 shkurt 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Marrjen e masave ndaj shoqërive të sigurimit;
  2. Marrjen e masave lidhur me Fondin e Kompensimit;
  3. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “NOA” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë;
  4. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  5. Miratimin e disa ndryshimeve në Vendimin nr. 27, datë 28.04.2015 “Mbi strukturën organizative, numrin e punonjësve dhe përshkrimeve të punës në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar;
  6. Miratimin e disa ndryshimeve në Udhëzimin nr. 76, datë 28.07.2015 “Për shpërblimet e anëtarëve joekzekutivë dhe pagës së Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Nëndrejtorit Ekzekutiv dhe të punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar;
  7. Refuzimin e ankimit administrativ të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., ndaj Vendimit të Bordit të AMF-së nr. 227, datë 27.12.2016;
  8. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 129, datë 26.11.2015 “Për marrëdhëniet e punës së punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”.