21 Shkurt 2017

Për zhvillimin e trajnimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit 227, pika 1/b, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, njofton të gjithë personat e interesuar, me përparësi ata që kanë depozituar kërkesë pranë AMF-së, për organizimin e trajnimit për vlerësues dëmesh në sigurime, si më poshtë:

1.    Trajnim për kualifikim profesional për vlerësues dëmesh në sigurime, në datat 17-24 mars 2017, në orën 12:30-16:30

Trajnimi do të zhvillohet në AMF.

Tarifa për trajnime për kualifikim profesional është e pakthyeshme.

Për më tepër informacion kontaktoni amf@amf.gov.al