24 Shkurt 2017

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për muajin janar 2017

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar 2017 kapën vlerën mbi 1,292 milionë lekë, ose 26.51% më shumë se në muajin janar 2016. Gjatë muajit janar 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 83,564 me një rritje prej 15.85% krahasuar me muajin janar 2016. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.61% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 6.39%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.38% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.62% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar 2017, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 289 milionë lekë, ose 11.09% më shumë se në muajin janar 2016.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2017 arritën rreth 757 milionë lekë, ose 24.24% më shumë se në muajin janar 2016.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar 2017, pati një rritje prej 30.16% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 18.83% krahasuar me muajin janar 2016.

Produkti Sigurim Kufitar në muajin janar 2017 pati një rritje prej 1.75% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 2.63% krahasuar me muajin janar 2016.

Produkti Karton Jeshil, në muajin janar 2017, pati një rritje me 0.84% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar 2016. Po kështu edhe numri i kontratave u ul me 2.67%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar 2017 arritën mbi 535 milionë lekë, 29.88% më shumë se në muajin janar 2016. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 18.35% krahasuar me muajin janar 2016.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë muajit janar 2017, patën rritje me 41.69% kundrejt muajit janar 2016.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë muajit janar 2017 siguruan mbi 257 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 86.39%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 8.15% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë muajit janar 2017, vihet re një rritje prej 185.19% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 13.46% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar 2016.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë muajit janar 2017, arritën në rreth 135 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 28.08% në krahasim me muajin janar 2016.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar 2017, arritën rreth 83 milionë lekë, ose 10.85% më pak se në muajin janar 2016.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar 2017 u rritën me 11.09% krahasuar me muajin janar 2016. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 167 milionë lekë, apo 57.78% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Type of Insurance

Vlerat (në 000 lekë)

Ndryshimi

(në %)

Janar

2016

2017

17/`16-1

     Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

 174

    198

13.59

Karton Jeshil

1,042

490

(52.99)

Kasko

60

    132

121.69

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për muajin janar 2017, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar 2017 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.