13 Mars 2017

Për zhvillimin e testimit për broker në sigurime

Në zbatim të nenit 5 të Rregullores nr. 48, datë 30.06.2015 “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit, si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime” Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se në datën 12 prill 2017, ora 14.00, do të zhvillohet testimi për broker në sigurime.

Në testim do të marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që plotësojnë kërkesat e Ligjit nr. 52/2014 ”Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe të Rregullores nr. 48, datë 30.06.2015.