30 Tetor 2014

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 31.10.2014, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Rregullore “Për procedurat dhe parimet minimale në lidhje me kontrollin e brendshëm dhe aspekte të tjera të sistemit të informimit të shoqërisë së sigurimit”;
  4. Projekt “Për miratimin e disa ndryshimeve në  Rregulloren nr. 131, datë 06.10.2011 “Mbi kodin e sjelljes së shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive””;
  5. Projekt “Për miratimin e manualit të mbikëqyrjes së shoqërive të sigurimit”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “SiCRED” sh.a.”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e shoqërisë së sigurimit “Insig”sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e një ndryshimi në buxhetin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
  9. Raport “Për realizimin dhe ndryshime në Buxhetin e 8 mujorit të vitit 2014, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”; 
  10. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  11. Të tjera.