24 Mars 2017

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 30 mars 2017, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Miratimi i provigjoneve teknike të shoqërive të sigurimit;
  4. Miratimi i tabelave të primit të rrezikut për vitin 2017;
  5. Miratimi i Fondit të Kompensimit për vitin 2017;
  6. Projekt “Mbi miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin 2017”;
  7. Informacion “Mbi realizimin e buxhetit  të AMF-së për vitin 2016”;
  8. Projekt “Mbi ankimin administrativ të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit”;
  10. Projekt “Për licencimin e shoqërisë “Eurotrade Securities” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në tituj dhe miratimin si agjent i lidhur i shoqërisë së brokerimit “LeadCapital Markets” Ltd”;
  11. Projekt “Për licencimin për të vepruar si broker për tregtimin e titujve në emër dhe për llogari të shoqërisë “Eurotrade Securities” sh.a.;
  12. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  13. Informacion mbi inspektimin në vend, kryer në periudhën 1.12.2016-15.12.2016 pranë Depozitarit të aseteve të fondeve të pensionit vullnetar “Tirana Bank” sh.a;
  14. Të tjera.