Faqe Kryesore  |  Harta e Faqes  |  Kontaktoni  
AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
 
Mbi Zhvillimin e Mbledhjes së Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF)
 Print

Në datën 18 prill 2017 u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje merrnin pjesë Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Në mbledhje u prezantua vlerësimi mbi ecurinë financiare të sistemit bankar. Nisur nga nevoja për forcimin e përdorimit të monedhës vendase në ekonominë shqiptare dhe në sistemin financiar dhe për të konfirmuar angazhimin institucional në këtë proces sipas fushave përkatëse të veprimit, në mbledhje u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis drejtuesve të lartë të Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Synimi i memorandumit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional është të krijojë kushtet dhe stimujt e nevojshëm për të ndikuar gradualisht por në mënyrë të qëndrueshme në zvogëlimin e shkallës së përdorimit të monedhave të huaja dhe fuqizimin e monedhës kombëtare, në përputhje me qëllimin e forcimit të efektivitetit të politikës monetare dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Për të lexuar tekstin e plotë të njoftimit të Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, klikoni këtu.

Teksti i plotë i Memorandumit të Bashkëpunimit gjendet duke klikuar këtu.

 
Hyrje e Autorizuar
 
 
Mbrojtja e Konsumatorit
 
 
GSRM
 
 
Info të Vlefshme
 


Adresa: Rruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania, Tel: + 355 - (0) - 4 - 2257560, Faks: + 355 - (0) - 4 - 2250686
© AMF 2017. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
 Termat dhe Kushtet e Përdorimit  |  E Drejta e Autorit dhe Lejet  |  Përgjegjësitë  |  Ruajta e Fshehtësisë