25 Prill 2017

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-mars 2017

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2017 u dominua në masën 57.15% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 42.85% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 94.76% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2017 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 58.19% dhe 30.93% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 100% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit BShitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-mars 2017, ka pasur një ulje prej 413 milionë lekë ose 19.44% krahasuar me periudhën janar-mars 2016. Gjithashtu dhe numri i transaksioneve është ulur në masën 46.37%.

Transaksioni i llojit CBlerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-mars 2017 ka pasur ulje prej 291 milionë lekë ose 35.88% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 19.05%, krahasuar me periudhën janar-mars 2016

Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 704 milionë lekë, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

janar-mars

2016

2017

`17/`16-1

 

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

 2,123.87

1,710.94

(19.44)

 

Individë

 1,956.87

1,710.94

(12.57)

 

Persona juridike

167.00

-

(100.00)

 

C

Blerje para afatit të maturimit

810.61

519.79

(35.88)

 

 Individë

 710.61

519.79

(26.85)

 

Persona juridikë

 100.00

-

(100.00)

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-mars 2017 (në versionin EXCEL) klikoni këtu .