25 Prill 2017

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 28 prill 2017, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve të konvertueshme”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  5. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  6. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  7. Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë “Banka Amerikane e Investimit” sh.a. për të vepruar si Kujdestar i Obligacioneve të shoqërive aksionare dhe të qeverisë vendore”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Credins Invest”-Shoqëri administruese e fondit të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive sh.a., si rezultat i rritjes së kapitalit dhe ndryshimit të strukturës aksionare”;
  9. Informacion mbi pagesat e dëmeve të Fondit të Kompensimit;
  10. Të tjera.