Faqe Kryesore  |  Harta e Faqes  |  Kontaktoni  
AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
 
AMF organizon trajnimin e TAIEX mbi abuzimin e tregut dhe tregtimin e brendshƫm nƫ fushƫn e titujve
 Print
foto
Mbyll
foto
Mbyll
1    2   

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të aplikimit të instrumentit të asistencës teknike dhe shkëmbimit të informacionit (TAIEX), organizoi në datat 26–27 prill 2017, trajnimin (Expert Mission) për legjislacionin e ri të BE-së në lidhje me abuzimet e tregut dhe tregtimin e brendshëm të titujve (Market abuse and Insider trading). Ky trajnim u organizua me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe në bashkëpunim me Autoritetin e Shërbimeve Financiare të Maltës (MFSA). Trajnimi është pjesë e punës dhe strategjisë së AMF-së për forcimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve të saj, njohjen e legjislacionit dhe praktikave më të mira në fushën e tregtimit të titujve financiarë.

Eksperti i MFSA Z. Edward Grech, Drejtor i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Letrave me Vlerë dhe Tregjeve ishte trajner në këtë mision dhe prezantoi për stafin e AMF-së disa tematika të rëndësishme si:

  • Kërkesat kryesore të regjimit të ri të abuzimit të tregut;
  • Çështjet për tregtimin e brendshëm dhe shpërndarjen e paligjshme të informacionit të brendshëm;
  • Direktivën mbi sanksionet penale për abuzimin e tregut;
  • Ndryshimet dhe sfidat kryesore rregullatore duke përfshirë rritjen e monitorimit dhe mbikëqyrjes së platformave të tregtimit dhe instrumenteve financiare;
  • Skenarët e mundshëm të manipulimit të tregut.

Gjatë seancave trajnuese u diskutua dhe u shkëmbyen eksperienca në lidhje me zbatimin e rregullave të ndryshme mbi abuzimin e tregut dhe tregtimin e brendshëm në fushën e titujve. Tematikat e trajtuara në këtë mision përshtateshin edhe me zgjerimin me ritëm të shpejtë që tregu shqiptar i titujve ka pasur në vitet e fundit.

Ky është trajnimi i dytë që AMF zhvillon për stafin e saj në kuadër të aplikimit të instrumentit të asistencës teknike dhe shkëmbimit të informacionit TAIEX.


 
Hyrje e Autorizuar
 
 
Mbrojtja e Konsumatorit
 
 
GSRM
 
 
Info të Vlefshme
 


Adresa: Rruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania, Tel: + 355 - (0) - 4 - 2257560, Faks: + 355 - (0) - 4 - 2250686
© AMF 2017. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
 Termat dhe Kushtet e Përdorimit  |  E Drejta e Autorit dhe Lejet  |  Përgjegjësitë  |  Ruajta e Fshehtësisë