28 Prill 2017

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit 227 pika 1/dh të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe nenit 9 të Rregullores nr. 127, datë 26.11.2015 "Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime, si dhe kryerjen e testimit të njohurive" Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton të gjithë të interesuarit se në datën 29 Maj 2017, ora 13.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.

Në testim do të marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që plotësojnë kërkesat e Ligjit nr. 52/2014 dhe Rregullores nr. 127 datë 26.11.2015.