28 Prill 2017

INVESTITORË KUJDES!! Mos investoni në platformën online FXLIDER

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) paralajmëron investitorët për rrezikun e investimit në platformën online http://www.fxlider.com!

Mbështetur në Ligjin nr. 9879 datë 21.2.2008 “Për Titujt” dhe Vendimin nr. 55, datë 30.03.2011 ”Për njohjen e veprimtarisë së agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë”, një shoqëri brokerimi e huaj lejohet të ofrojë shërbimet e saj  përmes një “agjenti”, themeluar si shoqëri brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pas miratimit nga AMF.

Platforma www.fxlider.com nuk ka një agjent të miratuar nga AMF për të ofruar shërbime investimi në Republikën e Shqipërisë.

Për këtë arsye AMF i bën thirrje investitorëve të bëjnë shumë kujdes përpara se të marrin një vendim në lidhje me pranimin e një oferte të paraqitur në faqen e internetit www.fxlider.com, ose një oferte nga kontaktimet nëpërmjet telefonit, pasi AMF nuk monitoron ligjshmërinë e aktivitetit të shoqërisë së brokerimit të huaj që zotëron platformën fxlider.com dhe AMF nuk mund të jetë në mbrojtjen e interesave të investitorëve, të cilët përballen me kompani apo persona, të cilët nuk kanë marrë miratimin nga AMF.

Nëse subjekte të palicencuara nga AMF ju kontaktojnë për t’ju ofruar produkte dhe/ose shërbime financiare, ju lutem të na kontaktoni në [email protected] apo në numrin e telefonit + 355 (0) 4 2257560 ose në numrin e gjelbër 0800 6969.

Lista e shoqërive të licencuara nga AMF për ofrimin e shërbimeve për  investime mund të gjendet në faqen zyrtare të AMF-së në linkun e mëposhtëm: http://www.amf.gov.al/tletrave.asp?id=1&s=1.