Faqe Kryesore  |  Harta e Faqes  |  Kontaktoni  
AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
 
Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.03.2017
 Print

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2017, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”dhe fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”. 

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.03.2017, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 70.84 miliardë lekë me një rritje prej 5.4 miliardë lekë ose 8.27%, krahasuar me 31.12.2016.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 60.29% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 1.45% krahasuar me 31.12.2016.

Ndërkohë, numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.03.2017 është 31,235 me një rritje prej 6.72% krahasuar me 31.12.2016. Rreth 99.98% e anëtarëve në fond janë investitorë individualë.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.

 
Hyrje e Autorizuar
 
 
Mbrojtja e Konsumatorit
 
 
GSRM
 
 
Info të Vlefshme
 


Adresa: Rruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania, Tel: + 355 - (0) - 4 - 2257560, Faks: + 355 - (0) - 4 - 2250686
© AMF 2017. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
 Termat dhe Kushtet e Përdorimit  |  E Drejta e Autorit dhe Lejet  |  Përgjegjësitë  |  Ruajta e Fshehtësisë