24 Maj 2017

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 26 maj 2017, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi gjendjen financiare të tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2016;
  4. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Mbi likuidimin e detyrueshëm të degës së shoqërisë së sigurimit të një vendi të huaj dhe një vendi anëtar të BE-së””;
  5. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Mbi mbikëqyrjen e grupit të sigurimit””;
  6. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për transferimin e portofolit të sigurimit në lidhje me vendet anëtare””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Mbi llogaritjen e mbajtjes neto të mbulimit maksimal agregat të rreziqeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimit””;
  8. Projekt “Për një ndryshim në Rregulloren nr. 2, datë 25.01.2016 “Për formën, afatet dhe përmbajtjen e pasqyrave financiare, raporteve statistikore dhe raportimeve të tjera të ndërmjetësve në sigurime dhe risigurime”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Raiffeisen Invest””;
  10. Projekt “Mbi licencimin e agjentëve në sigurime”;
  11. Informacion mbi inspektimin e kryer pranë shoqërive të cilat janë miratuar nga AMF për të kryer veprimtarinë e agjentit për llogari të shoqërive të huaja të brokerimit;
  12. Projekt “Mbi miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  13. Informacion mbi pagesat e dëmeve të Fondit të Kompensimit;
  14. Informacion mbi proceset gjyqësore;
  15. Të tjera.