22 Qershor 2017

Njoftim për shprehje interesi për anëtar të Komitetit Këshillimor për hartimin e politikave të zhvillimit 5-vjeçar të tregjeve financiare nën mbikëqyrjen e AMF-së

Në zbatim të nenit 15 të Ligjit Nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, ndryshuar me Ligjin nr. 54/2014, Kryetari i Bordit të AMF-së do t’i propozojë Bordit ngritjen e Komitetit Këshillimor, me qëllim hartimin e politikave për mbarëvajtjen e punës së Autoritetit.

Komiteti Këshillimor do të veprojë si një Grup Pune me kohë të pjesshme dhe do të bashkëpunojë me strukturat e përhershme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ministrinë e Financave, Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën e Shqipërisë, tregjet nën mbikëqyrje, bankat tregtare, stafet akademike dhe universitare, shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit, dhomat dhe shoqatat e biznesit, etj. Komiteti Këshillimor do të ketë si qëllim hartimin e strategjisë 5-vjeçare të zhvillimit të tregjeve financiare nën mbikëqyrjen dhe rregullimin e AMF-së.

Për të lexuar materialin e plotë, klikoni këtu.