23 Qershor 2017

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 19 qershor 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e strukturës organizative dhe numrin e punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  2. Miratimin e ndryshimit të buxhetit të vitit 2017 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i miratuar me Vendim Bordi nr. 135, datë 29.09.2016 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2017 për AMF-në”;
  3. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a.;
  4. Miratimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit dhe Administratores së shoqërisë “Raiffeisen Invest - Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  5. Miratimin e licencës për ushtrim veprimtarie brokerimi në sigurime të shoqërisë së brokerimit “Euro Broker” sh.a.;
  6. Licencimin e brokerave në sigurime;
  7. Licencimin e agjentëve në sigurime;
  8. Miratimin e shoqërisë audituese “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK Raiffeisen Invest sh.a., si dhe Fondeve të Pensionit dhe të Investimit që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2017;
  9. Heqjen e së drejtës për të ushtruar veprimtarinë e agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë shoqërisë “Stock International Albania” sh.a.;
  10. Heqjen e licencës shoqërisë “Stock International Albania” sh.a., si shoqëri brokerimi për ushtrim veprimtarie tregtimi në tituj;
  11. Marrjen e masave korrigjuese ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimit;
  12. Ngritjen e Komitetit Këshillimor për hartimin e politikave për mbarëvajtjen e punës së Autoritetit.