30 Qershor 2017

Për zhvillimin e testimit për aktuar i autorizuar

Për arsye të mosplotësimit në kohë të dokumentacionit nga aplikantët, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se testimi për aktuar i autorizuar i planifikuar në datën 29 qershor 2017 do të zhvillohet në datën 12 korrik 2017, ora 12.00.

Lista e pjesëmarrësve për testim që plotësojnë kërkesat e nenit 222 të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” do të publikohet në datë 7 korrik 2017.

Të interesuarit të marrin masa për plotësimin në kohë të dokumentacionit sipas kërkesave të nenit 222 të Ligjit nr. 52/2014.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].