6 Korrik 2017

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 3 dhe 5 korrik 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Rregullores “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;
  2. Miratimin e Rregullores “Mbi administrimin dhe rastet e ndërhyrjes në fondin e garancisë së shoqërisë së sigurimit”;
  3. Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 136, datë 21.12.2015 “Për organizimin funksionimin dhe përshkrimin e detyrave”;
  4. Miratimin e dhënies së licencës për ushtrimin e veprimtarisë si bursë e titujve shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.;
  5. Miratimin e statutit të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a. dhe  rregulloreve përkatëse;
  6. Miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe Drejtorit të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.;
  7. Miratimin e Projekt-statutit të shoqërisë “SMARTCOM” sh.a.;
  8. Licencimin e shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së depozitarit të fondeve të investimit dhe të pensioneve vullnetare;
  9. Licencimin e shoqërisë “Prodata Securities” sh.a. si shoqëri brokerimi për ushtrim veprimtarie tregtimi në tituj dhe licencimin e z. Gertin Qinami si broker në emër dhe për llogari të shoqërisë “Prodata Securities” sh.a.;
  10. Miratimin e shoqërisë “Prodata Securities” sh.a., për të vepruar si agjent brokeri në letrat me vlerë, në emër dhe për llogari të shoqërisë “Depaho” Ltd;
  11. Marrjen e masave administrative ndaj administratorit të shoqërisë “Kapital Invest” sh.a.;
  12. Marrjen e masave ndaj shoqërive të sigurimit;
  13. Përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Komitetit Këshillimor për hartimin e strategjisë 5-vjeçare të zhvillimit të tregjeve nën mbikëqyrje.