10 Nentor 2014

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2014

Gjatë nëntëmujorit të vitit 2014, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.09.2014 tregon një total asetesh neto prej 578.86 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 144.04 milionë lekë (33.13%) krahasuar me fundin e vitit 2013. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 4.14 milionë euro*.
 
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2014 ishte 8,432 anëtarë duke shënuar rritje prej 6.91% krahasuar me fundin e vitit 2013.






Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2014 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.
________________________________________
* http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.09.2014 në Bankën e Shqipërisë, 1 euro = 139.89 lekë