25 Korrik 2017

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2017

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-qershor 2017 kapën vlerën mbi 7,415 milionë lekë, ose 12.03% më shumë se në periudhën janar-qershor 2016. Gjatë periudhës janar-qershor 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 551,848 me një rritje prej 14.69% krahasuar me periudhën janar-qershor 2016. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.99% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.57% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.44%.  Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 41.46% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 58.54% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-qershor 2017, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,706 milionë lekë, ose 44.02% më shumë se në periudhën janar-qershor 2016.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-qershor 2017 arritën rreth 4,322 milionë lekë, ose 11.43% më shumë se në periudhën janar-qershor 2016.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-qershor 2017, pati një rritje prej 14.35% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.46% krahasuar me periudhën janar-qershor 2016.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-qershor 2017 pati një ulje prej 9.29% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndersa numri i kontratave pati një rritje prej 0.12% krahasuar me periudhën janar-qershor 2016.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-qershor 2017, pati një rritje me 2.65% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-qershor 2016. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 2.13%.


Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-qershor 2017 arritën rreth 3,060 milionë lekë, 12.86% më shumë se në periudhën janar-qershor 2016. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 24.58% krahasuar me periudhën janar-qershor 2016.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2017, patën një rritje me 10.80% kundrejt periudhës janar-qershor 2016.
 
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-qershor 2017 siguruan mbi 1,268 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 71.59%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 19.87% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-qershor 2017, vihet re një rritje prej 14.91% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 9.68% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-qershor 2016.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-qershor 2017, arritën në rreth 683 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.17% në krahasim me periudhën janar-qershor 2016.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2017, arritën rreth 561 milionë lekë, ose 23.07% më shumë se në periudhën janar-qershor 2016.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-qershor 2017 u rritën me 44.02% krahasuar me periudhën janar-qershor 2016. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,546 milionë lekë, apo 57.13% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.



Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-qershor 2017, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar-qershor 2017 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.