25 Korrik 2017

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2017

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2017 u dominua në masën 67.88% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 32.12% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 93.68% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2017 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 59.86% dhe 30.20% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.62% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.


Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-qershor 2017, ka pasur një ulje prej 1,224 milionë lekë ose 33.36% krahasuar me periudhën janar-qershor 2016. Gjithashtu dhe numri i transaksioneve është ulur në masën 47.66%.

Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-qershor 2017 ka pasur ulje prej 779 milionë lekë ose 38.61% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 20.46%, krahasuar me periudhën janar-qershor 2016

Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 2,003 milionë lekë, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë



Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për qershor 2017 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.