31 Korrik 2017

Për zhvillimin e trajnimit për broker në sigurime

Në zbatim të nenit  209, pika 2, të Ligjit nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe nenit 3, pika 1/c, të Rregullores nr. 48 datë 30.06.2015  “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime”, e ndryshuar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet Qendrës së Edukimit, njofton të gjithë personat e interesuar, me përparësi ata që kanë depozituar kërkesë pranë AMF-së, për organizimin e trajnimit për broker në sigurime, si më poshtë:

Trajnim për kualifikim profesional për broker në sigurime, në datat  11 – 22 Shtator 2017, në orarin 11:30-16:30.

Trajnimi do të zhvillohet në AMF.

Tarifa për trajnime për kualifikim profesional është e pakthyeshme.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].