11 Gusht 2017

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30.06.2017

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”dhe fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”. 

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.06.2017, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 71.84 miliardë lekë me një rritje prej 6.4 miliardë lekë ose 9.81%, krahasuar me 31.12.2016.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 62.77% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 6.98% krahasuar me 31.12.2016.

Ndërkohë, numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2017 është 31,396 me një rritje prej 7.27% krahasuar me 31.12.2016. Rreth 99.98% e anëtarëve në fond janë investitorë individualë.

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve, kliko këtu.