24 Gusht 2017

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 31 gusht 2017, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Analizat financiare të shoqërive të sigurimit për periudhat e ndërmjetme të 6-mujorit të parë të vitit 2017;
  4. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit siç paraqiten në  raportimet për 3-mujorin e dytë të vitit 2017;
  5. Projekt “Mbi licencimin për ushtrimin e veprimtarisë si Aktuar i Autorizuar në sigurime”;
  6. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e agjentëve në sigurime”;
  8. Projekt “Për miratimin e strategjisë dhe plani i veprimit për rritjen e besimit të konsumatorit/investitorit në tregjet nën mbikëqyrje (2017–2020)”;
  9. Projekt “Për miratimin e organikës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  10. Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren e Brendshme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare “Për organizimin, funksionimin dhe përshkrimin e detyrave”, miratuar me vendimin e Bordit nr. 136, datë 21.12.2015, e ndryshuar”;
  11. Projekt “Për disa ndryshime të Udhëzimit “Për shpërblimet e anëtarëve joekzekutivë dhe pagat e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Nëndrejtorit Ekzekutiv dhe të punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, miratuar me vendimin e Bordit nr. 76, datë 28.07.2015, i ndryshuar”;
  12. Të tjera.