31 Gusht 2017

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31 gusht 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e strategjisë për rritjen e besimit të konsumatorit/investitorit në tregjet nën mbikëqyrje (2017–2020);
  2. Miratimin e një shtese në Vendimin e Bordit nr. 69, datë 19.06.2017 “Për miratimin e strukturës organizative, numrin e punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  3. Miratimin e Rregullores “Për organizimin, funksionimin dhe përshkrimin e detyrave”;
  4. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Udhëzimin nr. 76, datë 28.07.2015 “Për shpërblimet e anëtarëve joekzekutivë dhe pagës së Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Nëndrejtorit Ekzekutiv dhe të punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar;
  5. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  6. Miratimin e agjentëve në sigurime.