11 Shtator 2017

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nënshkroi më datë 11 shtator 2017, Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve “Inspektimet e përbashkëta në shoqëritë e sigurimeve dhe subjektet e tjera në mbikëqyrje të AMF-së dhe shkëmbimin e informacionit”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shërben si bazë bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, me qëllim kryerjen e inspektimeve të përbashkëta midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas afateve dhe rregullave proceduriale në fuqi për kontrollin, si dhe shkëmbimin e informacioneve në funksion të këtyre inspektimeve.

Objekt i inspektimeve të përbashkëta do të jenë zbatimi i dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e tregjeve financiare në mbikëqyrje, ligjshmëria e kryerjes së shpenzimeve nga ana e shoqërive të sigurimeve, policat e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit, si edhe ligjshmëria e veprimtarisë së subjekteve nën mbikëqyrjen e AMF-së.

Për të më shumë informacion kontaktoni [email protected]