22 Shtator 2017

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 28 shtator 2017, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e Buxhetit të AMF-së, për vitin 2018”;
  4. Informacion mbi Gjendjen Financiare të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2017;
  5. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., si dhe fondit të pensionit që administrohet prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2017”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të ndryshuar të fondit të pensionit të administruar nga shoqëria administruese “Credins Invest””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve të konvertueshme”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Albtelecom” sh.a., për ofertën private të emetimit të aksioneve të reja”;
  9. Projekt “Për miratimin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Kolegjit Universitar Luarasi”;
  10. Të tjera.