25 Shtator 2017

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2017

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2017 kapën vlerën mbi 10,502 milionë lekë, ose 11.98% më shumë se në periudhën janar-gusht 2016. Gjatë periudhës janar-gusht 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 821,134 me një rritje prej 15.44% krahasuar me periudhën janar-gusht 2016. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.45% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.23% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.32%.  Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 37.65% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 62.35% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-gusht 2017, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,446 milionë lekë, ose 30.88% më shumë se në periudhën janar-gusht 2016.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-gusht 2017 arritën rreth 6,527 milionë lekë, ose 13.34% më shumë se në periudhën janar-gusht 2016.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-gusht 2017, pati një rritje prej 16.80% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.04% krahasuar me periudhën janar-gusht 2016.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-gusht 2017 pati një ulje prej 5.44% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndersa numri i kontratave pati një rritje prej 8.86% krahasuar me periudhën janar-gusht 2016.

Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-gusht 2017, pati një rritje me 7.84% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-gusht 2016. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 5.44%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-gusht 2017 arritën rreth 3,941 milionë lekë, 9.80% më shumë se në periudhën janar-gusht 2016. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 24.17% krahasuar me periudhën janar-gusht 2016.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-gusht 2017, patën një rritje me 6.33% kundrejt periudhës janar-gusht 2016.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-gusht 2017 siguruan rreth 1,627 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 73.33%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 18.15% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-gusht 2017, vihet re një ulje prej 3.83% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 6.19% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-gusht 2016.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-gusht 2017, arritën në rreth 844 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 0.22% në krahasim me periudhën janar-gusht 2016.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-gusht 2017, arritën rreth 759 milionë lekë, ose 27.23% më shumë se në periudhën janar-gusht 2016.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-gusht 2017 u rritën me 30.88% krahasuar me periudhën janar-gusht 2016. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,067 milionë lekë, apo 59.98% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Lloji i sigurimit

Vlerat (në 000 lekë)

Ndryshimi

(në %)

Janar-gusht

2016

2017

17/`16-1

     Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

253

227

(10.41)

Karton Jeshil

499

982

96.75

Kasko

90

101

12.21

 

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-gusht 2017, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për muajin janar - gusht 2017 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.