29 Shtator 2017

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 shtator 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a., si dhe fondit të pensionit që administrohet prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2017;
  2. Miratimin e prospektit të ndryshuar të fondit të pensionit të administruar nga shoqëria administruese “Credins Invest–shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.;
  3. Miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve të konvertueshme;
  4. Miratimin e disa ndryshimeve dhe shtesave në Rregulloren nr. 25, datë 23.02.2011 “Për raportimin në AMF të veprimtarisë së shoqërisë administruese të fondeve të pensionit”;
  5. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 127, datë 06.10.2011 “Mbi përmbajtjen e detyrueshme, afatet dhe formën e raporteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, shoqërive të administrimit dhe depozitarëve”;
  6. Miratimin e një shtese në Aneksin 1 të Rregullores nr. 155, datë 23.12.2014 “Për përcaktimin e elementeve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre”, e ndryshuar;
  7. Miratimin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Kolegjit Universitar “Luarasi”.