23 Tetor 2017

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 20 tetor 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  2. Miratimin e statutit të shoqërisë administruese të fondeve të investimit “WVP Fund Management Tirana” sh.a.;
  3. Miratimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.;
  4. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  5. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  6. Miratimin e Rregullores “Për hartimin, ndjekjen, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të AMF-së”;
  7. Miratimin e një shtese në Fondin e Kompensimit për vitin 2017;
  8. Shfuqizimin e Vendimit nr. 11, datë 30.01.2008 “Për furnizimin e bazës së të dhënave të regjistrit elektronik për shitjen e policave të sigurimit kufitar”;
  9. Miratimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.