10 Nentor 2017

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2017

Gjatë nëntëmujorit të vitit 2017, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.09.2017 tregon një total asetesh neto prej 1,592.92 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 274.18 milionë lekë (20.79%) krahasuar me fundin e vitit 2016. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 11.91 milionë euro*.
 
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2017 ishte 20,223 anëtarë duke shënuar rritje prej 16.78% krahasuar me fundin e vitit 2016.



Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.09.2017 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.