24 Nentor 2017

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit 227 pika 1/dh të Ligjit nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe nenit 11 të Rregullores nr. 85, datë 03.07.2017 "Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime",  Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, njofton të gjithë të interesuarit, se në datën  04 dhjetor  2017, ora 13.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.

Në testim do të marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që plotësojnë kërkesat e Ligjit nr. 52 dhe Rregullores nr. 85, datë 03.07.2017.