24 Nentor 2017

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 30 nëntor 2017, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e Buxhetit të AMF-së, për vitin 2018”;
  4. Informacion mbi inspektimin e plotë me fokus rrezikun në shoqërinë “Atlantik” sh.a.;
  5. Projekt “Mbi disa ndryshime në Rregulloren nr. 38, datë 28.05.2015 “Për formatin e detajuar, minimumin e objektit dhe të përmbajtjes së raportit të auditimit, të shoqërisë së sigurimit””;
  6. Informacion mbi gjendjen financiare të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2017;
  7. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në aktet rregullative të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  8. Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 2, datë 28.01.2010 “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit””;
  9. Projekt “Për miratimin e shtesës dhe ndryshimit në Rregulloren nr. 38, datë 31.03.2016 “Për përmbajtjen, mënyrën, afatet e raportimit dhe njoftimit periodik në AMF nga shoqëritë e sigurimit””;
  10. Projekt “Mbi revokimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  11. Projekt “Mbi disa ndryshime në Rregulloren nr. 155, datë 23.12.2014, e ndryshuar “Për përcaktimin e elementeve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre””;
  12. Projekt “Mbi licencimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerimit”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e agjentëve në sigurime”;
  14. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  15. Të tjera.