19 Dhjetor 2014

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 23.12.2014, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi gjendjen financiare të tregut të sigurimeve mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2014;
  4. Informacion mbi gjendjen financiare të tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2014;
  5. Projekt “Për miratimin e rregullores “Mbi Njësinë e Auditimit të Brendshëm dhe Komitetit të Auditimit në Shoqëritë e Sigurimit””;
  6. Projekt “Për miratimin e rregullores “Mbi njoftimin, korrigjimin apo ndalimin e informacionit promocional””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për përcaktimin e elementëve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre””;
  8. Projekt “Mbi disa ndryshime në rregulloren nr. 12, datë 30.01.2013 “Për hartimin, ndjekjen, miratimin dhe zbatimin e buxhetit për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare””;
  9. Informacion mbi kriteret e përzgjedhjes së ekspertit kontabël të Autoritetit të  Mbikëqyrjes Financiare;
  10. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e agjentëve në sigurime”;
  12. Informacion mbi ecurinë e pagesave objekt i  Fondit të Kompensimit;
  13. Të tjera.