29 Dhjetor 2017

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30.09.2017

Gjatë nëntëmujorit të vitit 2017, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”dhe fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”. 

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2017, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 73.60 miliardë lekë me një rritje prej 8.2 miliardë lekë ose 12.49%, krahasuar me 31.12.2016. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 551 milionë Euro [1].

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 62.53% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 9.19% krahasuar me 31.12.2016.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2017 është 31,710 me një rritje prej 8.35% krahasuar me 31.12.2016.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’16 30.09.’17 31.12.’16-30.09’17
Asetet neto të FI 65,429 73,604 12.49


Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                       30.09.2017
Fond Investimi Numri i  anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 26,980 58,100
Raiffeisen EURO 4,450 14,872
Credins PREMIUM 280  631
TOTAL 31,710 73,604

Për të lexuar materialin e plotë për zhvillimin e tregut të Fondeve të Investimeve 30.09.2017, kliko këtu.
 
1 http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.09.2017 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 133.70 lekë