29 Dhjetor 2017

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 dhjetor 2017, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Marrjen e masave për korrigjimin e situatës që lidhet me shitjet e policave të sigurimit të detyrueshëm MTPL;
  2. Marrjen e masave ndaj agjentëve në sigurime dhe punonjësve të shoqërive të sigurimit;
  3. Miratimin e shoqërive audituese të pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimit për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2017;
  4. Miratimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a. dhe “Eurosig” sh.a.;
  5. Miratimin e agjentëve në sigurime;
  6. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  7. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Rregulloren nr. 118, datë 19.09.2011 “Për kartën e auditimit të brendshëm”;
  8. Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 97, datë 25.06.2014 “Për informacionin kryesor që duhet t’i vihet në dispozicion investitorit të skemave të investimeve kolektive”;
  9. Miratimin e procedurës së brendshme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare “Për mbikëqyrjen në raste krizash”;
  10. Miratimin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mbi statistikat financiare midis Institutit të Statistikave dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  11. Miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2018;
  12. Auditimin e veprimtarisë së Byrosë Shqiptare të Sigurimit;
  13. Revokimin e licencës për të ushtruar veprimtarinë si vlerësues dëmesh në sigurime;
  14. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në rregulloren e Bursës Shqiptare të Titujve (ALSE).