25 Janar 2018

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për vitin 2017

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë për vitin 2017 u dominua në masën 75.12% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 24.88% ishin instrumente afatgjatë (obligacione). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 93.07% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për vitin 2017 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 60.22% dhe 29.82% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.67% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.


Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë vitit 2017, ka pasur një ulje prej 1,826 milionë lekë ose 28.04% krahasuar me vitin 2016. Gjithashtu dhe numri i transaksioneve është ulur në masën 33.16%.

Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë vitit 2017 ka pasur ulje prej 938 milionë lekë ose 26.75% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 22.72%, krahasuar me vitin 2016.

Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 2,764 milionë lekë, krahasuar me vitin 2016.


Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë



Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për vitin 2017 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.