31 Janar 2018

Programi i trajnimeve për vitin 2018

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizon trajnime për të gjithë individët të cilët dëshirojnë të licencohen për herë të parë në një nga profesionet e tregjeve nën mbikëqyrje si dhe trajnime për edukim në vazhdim për drejtuesit dhe profesionistët që operojnë në këto tregje, duke kontribuar kështu në rritjen e kapaciteteve profesionale të tyre, duke përditësuar njohuritë mbi tregjet nën mbikëqyrje bazuar edhe në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Gjatë vitit 2018 Autoriteti do të organizojë trajnimet si më poshtë:

Shkurt
Trajnim për kualifikim profesional për broker në sigurime  

Prill
Trajnim për kualifikim profesional për vlerësues dëmesh në sigurime

Qershor
Trajnim për edukim në vazhdim për vlerësues dëmesh në sigurime
Trajnim për kualifikim profesional për broker në tituj

Shtator
Trajnim për edukim në vazhdim për broker në sigurime

Tetor/Nëntor
Trajnim për edukim në vazhdim për aktuar
Trajnim për edukim në vazhdim për broker në tituj
    
Ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve në ditët në vijim.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]