31 Janar 2018

Emërohet anëtari i ri i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin Nr. 5/2018, miratoi më datë 25 janar 2018 emërimin e Z. Idlir Gjata si anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kandidatura e Z. Idlir Gjata është propozimin i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Emërimi i Z. Gjata erdhi pas mbarimit të mandatit të anëtarit të mëparshëm të Bordit të Autoritetit, Z. Arjan Salati.

Për më shumë informacione, kontaktoni amf@amf.gov.al